Dashuria nuk njeh moshë thonë, dhe prova për këtë vjen nga Malajzia ku një 101 vjeçar akoma kërkon grua. Ai ka vënë një lajmërim në gazetë dhe njoftimit i është përgjigjur një 82 vjeçare. Burri quhet Ahmed Isa dhe në njoftim shkruante se nuk e kishte humbur shpresën për të gjetur shpirtin binjak pas pesë grave të tjera që kishte pasur në jetë. Ndërsa gruaja quhet Sanah Ahmad. Ajo është një vejushë dhe lajmërimit iu përgjigj jo vetëm për faktin se ndihej e vetmuar por edhe se Ahmed quhej edhe ish bashkëshorti i saj. Pas pranimit të përbashkët, të dy familjet po pregatisin detajet e martesës. Dhëndrri i cili ka 5 fëmijë, 20 nipër e 40 stërnipër ka thënë se nuk ka para e megjithatë do i bëjë gruas së re një makinë dhuratë.
No comments:
Post a Comment