Ulet akciza për birrën

Ulet akciza për birrën , duke sjellë më tepër lehtësira për prodhuesit vendas. Në përgjigje të kërkesave të të këtyre bizneseve, për uljen e barrës fiskale, qeveria ka dhënë aprovimin dhe ministria e Financave ka hartuar tashmë një draft, që do të sjellë akcizë më të ulët për prodhimin vjetor të birrës. Sipas draftit, propozohet që akciza të jetë 15 lek për litër për prodhim vjetor nga 200 deri në 300 mijë hektolitra.

Akcizë me e lartë, 30 lekë për litër propozohet të ketë për sasitë mbi 300 mijë hektolitra. Ministria e Financave argumenton se me këtë lloj ndryshimi do të ulet barra fiskale për prodhuesit vendas. Aktualisht akciza për këtë pije është 30 lekë për litër për prodhim apo import deri në 200 mijë hektolitra në vit dhe 40 lekë për litër mbi këtë sasi prodhimi ose importi. Synimi i propozimit të këtij projektligji është rishikimi i nivelit të akcizës të aplikueshme mbi birrën, me synim uljen e barrës fiskale dhe rritjen e bazës së tatueshme në sektorin e prodhimit te birrës në vend.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për vitin 2009, për birrën e prodhuar në vend (vetëm subjektet VIP) është paguar akcize në vlerën 508.6 milionë lekë, ndërsa për vitin 2010 niveli është 584.7 milionë lekë. Ndërsa, efekti negativ vjetor është 227.5 milionë lekë.

Ky efekt është megjithatë nuk është përfundimtar, duke u nisur nga fakti se deklarimi i prodhimit te fabrikave do të pësoje rritje në vijim të aplikimit të sistemit të ri të pullave fiskale për birrën e prodhuar në vend. Efekti i përafërt është i pamundur të llogaritet në ketë moment.

Deri në 70,000 hl: 10 lek/litër
Nga 70,001 deri ne 200,000: 12 lek/litër
Nga 200,001 deri ne 300,000: 15 lek/litër
Mbi 300,000 hl: 30 lek/litër

No comments:

Post a Comment