Festivali i Këngës Qytetare në Peshkopi, Berati merr çmimin e parë

Për tre netë me radhë, Peshkopia ishte qyteti mikpritës i edicionit të 11-të të festivalit të këngës qytetare shqiptare që organizohet nga Ministria e Kulturës.

Ky festival zhvillohet për herë të parë në qytetin e Peshkopisë, kjo falë artistëve dibranë të cilët zunë vendin e parë në edicionin e kaluar në Elbasan.
Gjatë tre netëve të festivalit, në skenën e Pallatit të kulturës u ngjitën 12 grupe nga Shqipëria, Prizreni, Gjilani etj.

Pjesë e këtyre grupeve ishin instrumentistë të talentuar, këngëtarë të rinj dhe këngëtarë të shquar të skenës të trevave shqiptare.

Juria kryesuar nga prof. dr. Zef Çoba, vendosi që të vlerësojë me çmimin e tretë grupin e Gjilanit, (Enkeleda Arifi), çmimin e dytë grupi i Shkodrës (Bujar Qamili) dhe me çmim të parë Grupin e Beratit, kështu qyteti i vjetër i Beratit do të jetë qyteti mikpritës i festivalit në edicionin tjetër.

Kryetari aktual i Bashkisë, z.Ilir Krosi, i cili edhe pse është në kulmin e fushatës, gjeti kohën e duhur dhe për tre netë me radhë iu përkushtuan festivalit ku së bashku me Këshillin Bashkiak ka vlerësuar disa nga artistët që i kanë dhënë jetë kulturës në Peshkopi, por edhe në Shqipëri.

Për kontributin e dhënë u nderua prof.dr. Zef Çoba, prof.dr. Isak Shehu, Besim Çutra, Melita Shehu, Mukades Çanga dhe Medi Guni.

No comments:

Post a Comment