Tri ndeshje molojë për Cavanin

Shpresat e Edinson Cavanit për golashënuesin më të mirë të Serie A janë shuar, pasi ai është dënuar me tri ndeshje mos lojë.

Sulmuesi i Napolit u përjashtua në takimin e të dielës ndaj Lecces, ndërsa paneli disiplinor i Lega Serie A e ka suspenduar për tri takimet e radhës. Kështu ai do të mungojë kundër Interit dhe Juventusit, si dhe në takimin e parë të sezonit të ri.

Cavani ka shënuar 26 gola këtë sezon, dy më pak se Antonio Di Natale, i cili është në rrugë të mirë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Kampionatin italian.

 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment