Parma dëshiron të mbajë Giovincon dhe Amaurin

Presidenti i Parmës, Tommaso Ghirardi, ka deklaruar se dyshja në pronësi të Juventusit, Sebastian Giovinco dhe Amauri, mund ta vazhdojnë qëndrimin te klubi ku janë të huazuar.


Ghirardi ka thënë se ai dëshiron të ndërtojë një skuadër rreth dyshes juventine, me të cilët është i gatshëm të nënshkruajë kontratat e transferimit.

Giovinco iu bashkëngjit Parmës verën e kaluar, ndërsa Amauri në janar. Parma e ka të drejtën të blejë një pjesë të kartonit të tyre dhe t’i mbajë lojtarët në bashkëpronësi me Juventusin.

“Siç kemi thënë më herët, ne duam ta mbajmë Giovincon. Kjo do të jetë mirë për ne dhe Juventusin. Po ashtu, ne do të flasim edhe për Amaurin. Kjo varet nga lojtari”, ka thënë Ghirardi për La Gazzetta dello Sport.


/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment