Tentativat e gabuara të joshjes

Dëshironi te joshni dikë? Të dish kur edhe si jane dy gjërat bazë, garante të suksesit të artit të joshjes.Kreativiteti, atmosfera e duhur, sensi i humorit, lojrat dhe aftësia per te degjuar jane disa nga aleatet me besnike te një joshje të suksesshme. Në të kundërt duhet treguar shumë kujdes me gabimet qe bëhen gjatë tentativave për te joshur dikë tjetër. Një nga gjërat që duhet të evitohet eshte improvizimi i metodave qesharake per ti rënë në sy menjëherë personit qe ju pëlqen. Kështu rrezikoni te ndesheni me nje reagim aspak te këndshem nga personi tjetër.
Mos krijo asnjëherë ide paraprake të bazuara nga pamja e personit qe dëshironi te joshni, jo cdo bjonde është mendjelehtë dhe jo cdo mashkull i bukur eshte antipatik. Asnjëhëre nuk duhet të mungojë respekti dhe mirëkuptimi dhe nuk ka rëndësi nëse joshja juaj synon të bëjë për vete një person për një kohë të gjatë apo thjeshtë për një natë apo aventurë.

Mos krijo plane paraprake dhe eleminoni sjelljet e ekzagjeruara dhe perverse. Këto të fundit janë të pranueshme brënda ciftit dhe me mirëkuptimin e te dy partnerëve, por mos harroni që jeni ende duke joshur. Mos u përpiq t’i marrësh numrin e telefonit që herën e parë. Përpiqu t’i thuash direkt se cfarë kerkon nga ajo ose ai sepse vetëm kështu do të krijoni te personi tjetër bindjen se ju jeni një person me një personalitet të besueshëm dhe determinues.

Asnjëherë mos u trego arrogant dhe përpiqu të kesh një sjellje të përshtatshme. Dhe së fundmi kujdesuni që të mos flisni pambarimisht vetëm ju. Kujtoni që duhet edhe të dëgjoni sepse kështu rrezikoni të krijoni te personi tjetër përshtypjen që nuk ju intereson të njihni menimet dhe atë cka ai person ka për t’ju treguar dhe përqëndrohuni jo vetëm te fjalët por edhe te ajo cfarë personi që doni të joshni ju komunikon me anë të gjuhës së trupit dhe mimikes së tij.
http://www.ikub.al/FEMRA_CATEGORY/1105050090/Article-Tentativat-e-gabuara-te-joshjes.aspx

No comments:

Post a Comment