KSHZ: Rreth 4.700 mërgimtarë janë paraqitur për votim

"Në pajtim me ligjin, në 10 ditët e ardhshme, gjegjësisht më së voni deri më 14 maj do të përpunohen të gjitha kërkesat të cilat janë parashtruar nga ana e qytetarëve, pa dallim nëse bëhet fjalë për regjistrim ose fshirje, në çka Lista zgjedhore do të përfundojë dhe do të nënshkruhet nga KSHZ-ja", tha Kondarko.


Gjithsej 16.727 qytetarë kanë kryer kontroll në Listën zgjedhore në afatin zgjedhor të parashikuar prej 10 ditëve, deklaroi në pres-konferencën e sotme kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Boris Kondarko.
"Në pajtim me ligjin, në 10 ditët e ardhshme, gjegjësisht më së voni deri më 14 maj do të përpunohen të gjitha kërkesat të cilat janë parashtruar nga ana e qytetarëve, pa dallim nëse bëhet fjalë për regjistrim ose fshirje, në çka Lista zgjedhore do të përfundojë dhe do të nënshkruhet nga KSHZ-ja", tha Kondarko.
Ai shtoi se sonte deri në orën 3 pas mesnate numri i shtetasve të Maqedonisë sipas të dhënave të para jozyrtare, të cilët janë paraqitur për të votuar jashtë vendit arrin 4.771 persona.
Kryetari i KSHZ-së tha se ky numër tani për tani është parësor dhe jozyrtar me mundësi për variacionin e tij, por pas afatit për përpunim i cili kalon pas tre ditëve të ardhshme Komisioni do të dalë me të dhëna zyrtare për personat të cilët janë paraqitur për të votuar jashtë vendit.
Për votimin në njësinë zgjedhore 7 "Evropa dhe Afrika" janë paraqitur 2.901 persona, në njësinë zgjedhore 8 "Amerika Veriore dhe Jugore" 1.106 persona, ndërsa në njësinë zgjedhje 9 "Australi dhe Azi" 764. Deputetët nga këto njësi do të zgjidhen me census nga 2 për qind nga votuesit e regjistruar.
Sipas Kondarkos, deri në KSHZ dje për njësinë zgjedhore shtatë listë ka parashtruar Demokracia e Re e Imer Selmanit, për njësinë zgjedhore tetë PPD-ja, ndërsa për njësinë e parë zgjedhore Republika e Maqedonisë listë të kandidatëve ka parashtruar SDA - unioni qytetar. Sot deri në KSHZ lista të kandidatëve për të gjitha njësitë zgjedhore përveç për të katërtën dhe të nëntën ka dorëzuar BDI-ja.
"Listë të kandidatëve të pavarur deri në KSHZ deri në këtë moment nuk të parashtruar. Sipas informacioneve tona, në afatin e parashikuar për grumbullimin e nënshkrimeve, i cili skadoi dje, dhe ka zgjatur 10 ditë, vetëm një listë e grupit kandidatë votues-të pavarur nga Kumanova ka tentuar të grumbullojë nënshkrime, por është mbledhur një numër i mjaftueshëm", tha Kondarko.
Afati ligjor për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë skadon sonte në mesnatë.
Në pyetje të gazetarëve në lidhje me votimin në diasporë, Kondarko sqaroi se në dy ose tre ditët e ardhshme do t'i përpunojnë aplikacionet për votim.
"Do të shohim në cilat PKD ka paraqitur më pak se 10 votues dhe atje në pajtim me ligjin nuk mund të mbahet votim. Edhe krahas asaj që do të formohen bordet votuese për PKD që të mos harxhohen mjetet financiare nuk do të dërgohen borde votuese atje që të kursehen para", shtoi Kondarko.

No comments:

Post a Comment