Takim i Obamës me të afërmit e viktimave të 11 Shtatorit

Me anëtarët e familjeve të viktimave të 11 Shtatorit pritet të takohet të enjten Barack Obama, sipas infomacioneve të djeshme të mediave amerikane.

Takimi do të zhvillohet katër ditë pas shpalljes së vet Presidentit, se forcat amerikane vranë “trurin” e sulmeve të 11 Shtatorit, Osama Bin Laden.

Takimi do të mbahet në Vendin Zero në Manhattan, vendi i sulmeve terroriste që shkatërruan Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe që kishte si pasojë vrasjen e më shumë se 2.600 njerëzve.

No comments:

Post a Comment