Obama, ndjek live nga Shtëpia e Bardhë vrasjen e Bin Laden-it

Presidenti amerikan, Barack Obama, ndoqi me shumë vëmendje, në një lidhje direkte, operacionin ushtarak që kishte si rezultat vdekjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.

Përmes një kamere që ishte vendosur në përkrenaren e një ushtari, i cili mirte pjesë në operacion, presidenti amerikan ndoqi, drejt për së drejti, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë, goditjen në syrin e majtë të terroristit numër 1 në botë !

Në vijim, ushtarët e qëlluan Osama bin Laden-in edhe në gjoks për t’u siguruar që ai ishte i vdekur.

Burime raportojnë se gjatë operacionit janë vrarë dhe tre burra të tjerë, ndër të cilët, besohet se njëri prej tyre, është djali i kreut të Al Kaedës.

No comments:

Post a Comment