Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: 102 gazetarë janë vrarë në 2010-n

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me seli në Vjenë, IPI, njoftoi sot se gjatë vitit 2010 janë vrarë 102 gazetarë, tetë më shumë se një vit më parë.

Raporti i përvitshëm për lirinë e shtypit në botë rendit Azinë në vend të parë si rajonin më të rrezikshëm në botë me 40 viktima dhe pasohet nga Amerika Latine me 32 gazetarë të vrarë.

Ndërkohë në Europë kanë vdekur 7 gazetarë, në Rusi dy, dhe nga një në Greqi, Bullgari, Bellorusi, Letoni dhe Turqi.
Instituti tha se në dekadën e kaluar janë vrarë gjithsejt 788 gazetarë.
Iraku, me 177 vrasje, Filipinet me 96 dhe Kolumbia me 50 gazetarë të vrarë radhiten si vendet më të rrezikshme.

No comments:

Post a Comment