Tajvan, polemika për shtatzëninë e pandës


Në Tajvan kanë lindur një sërë spekulimesh për shtatzëninë e një personazhi vip, që është ndryshe nga të tjerët.


E gjithë vëmendja është përqendruar tek Yuan Yuan, një pandë. Ajo është një nga dy pandat gjigande që i janë dhënë Tajvanit nga Kina në vitin 2008, si shenjë e përmirësimit të raporteve mes dy vendeve.

Drejtues të kopshtit zoologjik të Taipeit kanë deklaruar se Yuan Yuan po tregon shenja shtatzënie, pasi fle më shumë, ha më pak dhe ka një sjellje ekscentrike.

Ekspertët nga kopshti zoologjik i Kinës kanë thënë se e ëma e pandës në fjalë ka treguar të njëjtat shenja kur priste fëmijën e saj.

Yuan Yuan lindi përmes farëzimit artificial, për shkak se pandat partnere tregonin një mungesë interesi për njëri-tjetrin.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment