Përmet, vetëvritet 17-vjeçarja, mister arsyeja


Një 17-vjerçare nga një fshat i Përmetit është vetëvrarë mëngjesin e së shtunës me armën e gjahut të të atit. Erotika Frati është dërguar menjëherë në spital nga familjarët, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.


Vajza, me origjinë nga fshati Bual i Komunës Piskovë të rrethit Përmet, ishte nxënëse në klasën e dhjetë në shkollën e Piskovës. Ajo u vetëplagos me çiften e babait të saj dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi saçmat i kishin prekur edhe zemrën, ajo u nis me helikopter menjëherë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas hetimeve të kryera nga policia në vendin e ngjarjes, rezulton se Erotika Frati ishte e rregullt si në familje edhe në shkollë, duke bërë kështu edhe më të paqarta arsyet e këtij akti.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment