Subashi: Është deformuar projekt-akti

 
Komisionerja socialiste Dëshira Subashi ka deklaruar në mbledhjen e KQZ-së se ky institucion ka deformuar tërësisht projekt-aktin për zgjedhjet.


“Ky projekt-akt është i vecantë dhe uroj që cilësia e projekt-akteve të rritet nga forma, sepse në gjykimin tim projekt-akti është i deformuar në aspektin ligjor dhe kontradiktor për nga mënyra se si i trajton problemet”, ka deklaruar Subashi.

Sipas saj, qëllimi i këtij deformimi ka qenë ndryshimi i rezultatit për Tiranën në shkelje me ligjin dhe me Kodin Zgjedhor.

“Është bërë një veprimtari i e paligjshme, në bazë të të cilës kërkohet miratimi i ndryshimit të rezultateve. Është një veprim që denoncon hapur shkeljen e rezultatit ligjor, që është bërë pjesë e shqyrtimit partizan, pa ligj dhe pa rregull”, ka pohuar Subashi.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment