Stonestreet, takim me kreun dhe anëtarët e KQZ

Kreu i misionit të ODIHR-it, që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në vendi tonë, Jonathan Stonestreet ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ-së, Arben Ristani dhe gjithë anëtarët e tjerë.

Takimi ka nisur pas orës 11.00 të paradites së sotme dhe është mbajtur pa praninë e medias.

Mësohet se në takim janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjithcka mbahet vetëm pak kohë para se ky institucion të hartojë tabelën finale me rezultatet për njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë e mandej edhe me certifikimin e fituesit të kësaj gare të ngushtë mes kandidadit demokrat Lulzim Basha dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

Nje dite me pare, në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Stonestrit thotë se do të ishte i dobishëm një shpjegim rreth asaj që po bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një garë të ngushtë si ajo e Tiranës, nënvizon ai, është institucioni që duhet të jetë i kujdesshëm për të mos dëmtuar besimin e palëve. Ai thekson idesë se polarizimi i theksuar preku administrimin e procesit zgjedhor.

Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR që ndoqën nga afër zgjedhjet e 8 majit, Jonathan Stonestreet, mendon se është ende herët të jepet një vlerësim i përgjithshëm për procesin zgjedhor. Ai preferon të citojë raportin paraprak të 10 majit ku vihet theksi mes të tjerash edhe te ambienti i ngarkuar politik, te mospërmbushja nga ana e partive politike të detyrave që ato vetë kishin, gjë e cila sic thotë ai ndikoi në një administrim zgjedhor negativ.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment