Liverpooli jashtë Evropës

 
Blutë dhe Redsat kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre si mysafirë në javën e fundit të Ligës Premier për edicionin 2010/2011, ndërsa Topçinjtë kanë arritur të nxjerrin një barazim.

Me rezultat 1-0, Chelsea është mposhtur si mysafir i Evertonit, që nga minuta e 53-të pati dhjetë lojtarë në fushë.

Arsenali ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2 si mysafir i Fulhamit, edhe pse në 15-të minutat e fundit vendasit luajtën me një lojtar më pak.

Ndërkaq, me rezultat minimal prej 1-0, Liverpooli ka dështuar si mysafir i Aston Villas.



Në bazë të këtyre rezultateve, Chelsea nga pozita e dytë kualifikohet direkt në Ligën e Kampionëve, Arsenali nga pozita e katërt do ta kërkojë kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e gjashtë dhe jashtë futbollit evropian. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment