Stefanoviç do të vizitojë Kosovën për pikëpamjet e Beogradit

PRISHTINË- Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, tha se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën para raundit të katërt të bisedimeve, me qëllim që ti sqarojë opinionit shqiptar pikëpamjen e Beogradit për situatën. Stefanoviç ka bërë të ditur për mediat se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën për t'u takuar me ndonjërin nga "bashkëbiseduesit shqiptarë të Brukselit". Ai ka thënë se me këtë rast do të vizitojë edhe serbët në veri të Kosovës dhe në jug të lumit Ibër. Stefanoviç gjithashtu i ka komentuar edhe reagimet ndaj deklaratës së tij se edhe ndarja e Kosovës është temë.

"E kuptoj nervozizmin që u shfaq në Prishtinë për këtë deklaratë, edhe pse ata e dinë shumë mirë se ekzistojnë opsione të ndryshme për zgjhidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Ne nuk jemi avokatë dhe nuk angazhohemi për asnjërin nga këto opsione. Nuk flasim për ndarje, vetëm thashë se jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka",- ka thënë kryenegociatori serb.

No comments:

Post a Comment