Nju Jork, shitet 11,2 mln $ një skulpturë e Gauguin

NJU JORK- Një nga skulpturat e rralla të Paul Gauguin, një bust në dru, u shit dje për 11,2 milionë dollarë në ankand në Nju Jork, shumë rekord për shitjen e një skulpture të këtij artisti. Vepra e titulluar "Jeune Tahitienne" (Vajza nga Tahiti) ishte vlerësuar nga Sotheby's rreth 10-15 milionë dollarë. Ajo paraqet kokën e një vajze të re me vathë të mëdhenj dhe një varëse korali, ndërkohë që është punuar nga Gauguin gjatë një qëndrimi të tij në Tahiti, në periudhën 1890-1893, periudhë nga e cila kanë mbetur shumë pak skulptura.
Sipas Sotheby's, rekordi i mëparshëm i shitjes së një skulpture të Gauguin ishte 1,4 milionë dollarë.
Gauguin ia kishte dhuruar këtë vepër Jeanne Fournier, vajza 10-vjeçare e koleksionistit Jean Dolent, pas kthimit në Paris në vitin 1894. Piktura i ishte shitur në vitin 1961 një prifti domenikan i cili ia kishte besuar Sotheby's në Londër, ku ajo u rishit.

No comments:

Post a Comment