Gërdeci,Prokuroria kërkon rekurs për 3 të pandehurit

TIRANË- Fati i tre të akuzuarve kryesorë të tragjedisë se Gërdecit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Gjeci do të mësohet pikërisht në orën 10 të datës 9 maj. Pra vetëm pak orë pas përfundimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë me relatore Shpresa Becaj njëherazi dhe kryetare të Gjyakatës nisi sot shqyrtimin e rekursit që Prokuroria i kishte bërë vendimit të Gjykatës së Tiranës pas lirimit të tre të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së rëndë të 15 marsit të 2008. Ky kolegj përcaktoi pikërisht 9 majin për dhënien e vendimit përfundimtar.

Mbi 90 minuta ka zgjatur sot në Gjykatën e Lartë debati mes avokatëve mbrojtës të të pandehurve dhe prokurorevë të cështjes. Prokurori Artur Selmani e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës mbi shkeljen e afateve të paraburgimit që coi në lirimin e tre të pandehurve.

Sipas prokurorit afatet e paraburgimit nisen ditën kur dosja i kaloi për kopetencë Gjykatës së Tiranës dhe ju kur u kushtezua në Gjykatën e Lartë në 13 mars të 2009. Nga ana tjetër tre avokatët e të pandehurve thanë se vendimi i Gjykatës së Tiranës ishte i drejtë pasi të padehurit u mbajtën jashtë cdo afati ligjor në burg.

No comments:

Post a Comment