Sot zgjedhjet, Shqipëria vendos 383 drejtuesit vendorë

TIRANE- Në Shqipërsi mbi 3 milionë votues do ti drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit lokalë në 383 njësi vendore si dhe 6125 anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme.Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi të cilat sipas ligjit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 të ditës së sotme.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe kryesohet nga PD dhe koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti dhe kryesohet nga PS.

Zgjedhjet do të jenë nën vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe të vetë Parlamentit Europian. Një delegacion i këtij institucioni, i kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan ndodhet në Tiranë, ndërsa sot pritet të vijë dhe drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç.

Në axhendën e tij, zyrtari i lartë i OSBE-ODIHR-it parashikon që në orën 11:00 të zhvillojë një takim me Presidentin e vendit, Bamir Topi.


Mbi 7 mijë forca policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

VEZHGIMI
Mbi 4000 vëzhgues, të huaj dhe vendas janë regjistruar në KQZ për të monitoruar procesin zgjedhor duke u shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

Mes tyre është dhe misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përbëhet nga 300 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë dhe procesin e numërimit, ndërsa 900 vëzhgues janë akredituar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë, të cilët do të kryejnë monitorim on-line 24 orë duke komunikuar në kohë reale me publikun.
(balkanweb.con)

No comments:

Post a Comment