Himarë, 22 autobusë nga Greqia kthehen të votojnë

HIMARE- Në Himarë procesi i votimit ka nisur normalisht dhe i qetë dhe pa shënuar incidente. Me përjashtim të një problemi të vogël në një qendër votimi brenda në Himarë dhe Dhërmi, ku procesi i votimit ka nisur me 40- 45 minuta me vonesë. Në këto qendra votimi shkak ka qenë mungesa e procesverbaleve, por që më pas është zgjidhur.

Gazetari i investigativ i emisionit “Xhungël” tv NEËS24 Artan Hoxha raporton se plot 22 autobuse, më mbështetës dhe simpatizantë të PBDNJ-së dhe OMONIA-s,te ardhur nga Greqia kanë hyrë në Himarë për te sjellë për të votuar qytetarë të Himarës që punojnë në shtetin helen.

Në bashkinë e Himarës do votohet në 15 qendra votimi dhe kandidojnë për kryetar Bashkia Vasil Bollano i PBDNJ-së i cili kërkon sërish mandatin për kryetar, ndërsa nga Partia Demokratike kandidat është Savo Prifti i PD-së dhe Jorgo Goro i PS.

Gazetari Artan Hoxha raporton se „Ka pasur tentativa mes kandiateve të PD e PS për të bërë një marrëveshje mes tyre që të bashkojnë votat që njëri prej tyre të shpallej fitues dhe më pas nëpërmjet një marrëveshjeje të vendosej se kush do qeverisë bashkinë e Himarës, por kjo marrëveshje nuk është arritur.

Hoxha thotë se Bollano dhe PBDNj, është favorite për të rifituar sërish postin e kryetarit të bashkisë së Himarës, e cila favorizohet dhe nga prezenca e të ardhurve nga Greqia.

“Mes të ardhurve nga Greqia konstatova dhe njerëz që kanë shkaktuar incidente gjatë kohës së numërimit në zgjedhjet e mëparshme”- informoi sot paradite në tv NEWS24. Gazetari Artan Hoxha shton se "vë re një prezencë të madhe të policisë si dhe të forcave të Shërbimit informativ, gjithashtu dhe prezencë të vëzhguesve ndërkombëtare".
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment