Si votohet në 8 maj ?

Qytetarët Shqiptarë i drejtohen të dielën më 8 maj kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë apo komunës ku jeton , në kater vitet e ardhshme.

Ajo çka parashikon Kodi Zgjedhor, është se qendrat e votimit , do të jenë të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbremjes së 8 majit dhe pas këtij orari ,nuk lejohet më votimi , vetëm në rastet e...



qytetareve të fundit që ndodhen në QV. Për zgjedhjet vendore , në qendren e votimit vendosen dy kuti votimi , një për kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore dhe një për këshillin e bashkisë apo të komunës.

Ndërsa për bashkinë e Tiranës , vendosen katër kuti votimi , një për kryetarin e bashkisë së Tiranës , një për këshillin e bashkisë së Tiranës, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për këshillin e njësisë bashkiake .

Fleta e votimit për kandidatët do të jetë e formatit A4 ndërsa ajo për kandidatët për Këshillin, do të jetë më e madhe e formatit A3.

Vetëm për Këshillin e Tiranës ,janë rregjistruar 36 subjekte zgjedhore . Partia Socialiste do të ketë përsëri të njëtin numer si në zgjedhjet e përgjitshme të 2009 , numrin 33 . Koalcioni i majtë , është vendosur në bllokun e dytë të partive politike të rregjistruara.

Për shkak të shtimit të partive me të cilat është në koalcion partia demokratike do të ketë numrin 13. Lista e partive politke për këshillin e Tiranës, fillon me Aleancën Demokratike dhe mbyllet me PKSH-në e cila do të ketë numrin 36.

Qytetaret shqiptarë , duhet të kene me vete për të votuar pasaportë biometrike apo kartë identiteti .

Ndërsa në gishtin e tyre njëri nga anetret e komisinit do ti lyeje me boje matrikuluese gishitn tregues të votuesit , me qëllim shmangien dy herë në votim.
(www.albobserver.com/?p=12447)

No comments:

Post a Comment