150 botime shekullore të bushatllinjve të Shkodrës ekspozohen në bibliotekën “Marin Barleti”

Për herë të parë pas tetë dekadash biblioteka e famshme e bushatllinjve të Shkodrës është rikthyer në vendlindje.

150 botime që i përkasin viteve 1300 dhe që ruhen në bibliotekën kombëtare, janë ekspozuar në bibliotekën “Marin Barleti” për tu parë nga afër edhe nga qytetarët shkodranë.

Nexhmi Bushati përfaqësuesi i familjes së madhe të bushatllinjve thotë se Biblioteka u themelua si institut i përgjithshëm prej Mehmet Pashë Plakut dhe u mbajt nga djemtë e tij, sidomos nga Mustafa Pasha që e pasuroi atë me botime ne frëngjisht dhe turqisht dhe që në vitin 1840 ia dhuroi Vakëfit të Shkodrës.

Principata e bushatllinjve shtrihej nga Shkodra në Lezhë dhe Elbasan si dhe në trevat e Malit të Zi.

Sipas studiuesëve të ndryshëm mësohet se në bibliotekën e Vakëfit ka pasur rreth 3000 vëllime të ndryshme që nga botimet teologjike, të jurisprudencës, e shumë tekste shkencore.


(www.albobserver.com/?p=12467)

No comments:

Post a Comment