Të kujtosh gjërat më të rëndësishme dhe të largosh kujtimet jo të mira. Tashmë njerëzit mund të zgjedhin vetë nëse duan të kujtojnë apo të harrojnë momente të ndryshme nga jeta e tyre. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një proteinë, prania e së cilës është vënë re në nivele të larta në lobin e sipërm të trurit i cili është përgjegjës për kujtesën tonë. Proteina IGF 2 luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe dobësimin e kujtesës. Për të parë ndikimin që kjo proteinë ka në kujtesë, shkencëtarët përdorën metodën e dërgimit të goditjeve të lehta elektrike tek minjtë në momentin që ata hynin në një kuti të zezë. Ndërsa ky veprim përsëritej, këto krijesa filluan të hezitonin të hyninë në zonën e errët. Bazuar tek testet e kryera, në momentin që minjtë i afroheshin zonës së errët, vihej re rritja e nivelit të proteinës IGF 2, pra kafshët mësuan të mos i afroheshin kësaj zone. E ndërsa me anë të injeksionit, shtohej niveli i kësaj proteine, kujtesa forcohej edhe më tej. Ekzaminimet treguan gjithashtu se IGF 2 forconte lidhjet qelizore dhe mekanizmat përgjegjëse për memorien afatgjatë. Sipas shkencëtarëve ky zbulim do të ndihmojë në kurimin e disa sëmundjeve që kanë lidhje me trurin, si Alzhaimeri, ataku cerebral apo kushte të tjera të cilat shqetësojnë njerëzit duke i bërë ata të kujtojnë edhe detajet më të imëta.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment