Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, kanë njoftuar zbulimin e disa planeteve të ngjashëm me Tokën. Zbulimi ka ardhur si rezultat i disa të dhënave të nxjerra së fundmi nga teleskopi Kepler i cili ndodhet prej kohësh në hapësirë. Këta trupa qiellorë janë në mesin e më shumë se 1 mijë e 200 planeteve të mundshëm, që u zbuluan rishtazi nga ky teleskop. Shkencëtarët thonë se deri tani janë konfirmuar gjashtë planete të reja, ndërsa pritet të verifikohen deri në 80 % të trupave të zbuluar. Deri tani, 68 prej tyre mendohet të kenë madhësinë e Tokës, ndërsa 54 planete mund të jenë të banueshëm, pasi temperaturat mund të lejojnë ekzistencën e ujit në gjendje të lëngët. Hulumtuesi Xhek Llisauër tha se gjashtë prej planeteve janë shumë më pranë yllit të tyre se çdo planet tjetër në sistemin djellor të Tokës.
Xhek Llisauër: “Unë mendoj se kjo është një dhuratë e natyrës. Këta 6 planetë janë pjesë e një sistemi çuditërisht të rrafshët dhe të ngjeshur. Pesë prej tyre janë veçanërisht afër njëri-tjetrit, fakt të cilin nuk kemi menduar se mund të ndodhë për trupa të kësaj madhësie”
Zbulimi pritet t’i shtyjë shkencëtarët të rishqyrtojnë pikëpamjet rreth formimit të sistemeve planetare. Misioni i Kepler nisi në Mars të 2009 me qëllimin për të zbuluar planetë të tjerë me përmasa dhe përbërje të ngjashme me ato të Tokës, në të cilët mund të kenë kushte të përshtatshme për zhvillimin e jetës.

No comments:
Post a Comment