I famshmi Indiana Jones, hero i aventurave më të paimagjinueshme do të mbetet pa punë. Kjo për faktin se pasioni për të eksploruar skutat më të errëta të tokës nuk e lë të ecë me kohën. Jemi në shekullin e 21 dhe që të eksplorosh tokën nuk kemi nevojë për armë, lopata apo kamzhikun e famshëm të heroit Jonës. Mjafton një kompjuter internet dhe një klikim në Google Earth, programi i kompanisë Google që na mundëson të shohim botën në rehatinë e shtëpisë. Këtë e ka provuar vetë arkeologu David Kenedi nga Australia që betohet me dorë në zemër se falë këtij programi që përcjell imazhe virtual të tokës nëpërmjet satelitëve, ka arritur të zbulojë pothuaj 2000 vende arkeologjike deri tani të panjohur në Arabinë Saudite. Nga këto 2000 zbulime, mbi 1000 janë varre antike në formën e pikës së ujit. Pamjet janë krahasuar me fotografi të vërteta të marra nga zona dhe dëshmojnë se këto varre janë ndërtuar 9 mijë vjet më parë. Edhe studiues të tjerë britanikë kanë zbuluar vende të lashta të epokës romake dhe në Peru apo Belize Google Earth ka ndihmuar në gjetjen e statujave të lashta të kohës së Majave dhe një qytet 2000 vjeçar në Arabinë Saudite. Por është herët të mbërthehemi nga entuziazmi. Google Earth mund të ndihmojë në zbërthimin e kësaj historie të pasur të tokës por sic e do tradita gjurmët e historisë duhen prekur nga afër dhe për këtë na duhet një hero si Indiana Jonës, aftësitë e të cilit nuk të zhgënjejnë kurrë.
No comments:
Post a Comment