Shqiptari plagos me thikë të afërmin e tij

 
Një incident i rëndë ndodhi në agimin e ditës së sotme në sheshin Firon në ishullin e Santorinit.

Në orën 00:45, një shtetas shqiptar sulmoi me armë të ftohtë, thikë një të afërmin e tij 22 vjeçar, duke e plagosur atë në bark.

I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin Venizelio në Kretë, ndërkohë që autori i ngjarjes u arrestua në orën 05.00. Nuk janë bërë të njohura shkaqet e sulmit.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment