Guardiola zhvendos fokusin në finalen e LK

 
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka filluar të mendojë për finalen e madhe ndaj Manchester Unitedit pas fitores së lehtë prej 3-1 ndaj Malagas në transfertë.

“Ne duhet të punojmë gjatë javës për ndeshjen ndaj Manchester United dhe ne duhet të bëjmë edhe shumë punë mentale”.

“Ne duhet të kemi një javë të mirë dhe më pas të fillojmë të hyjmë në ritëm në momentin e duhur nga e enjta”.

“Unë jam i kënaqur që të gjithë lojtarët janë riaftësuar për finalen. Unë ndihem i lumtur që i kam në gatishmëri të gjithë. Të gjithë do të udhëtojnë në Londër. Fitimi i finales është synimi ynë dhe ju duhet të keni besim. Ne po luajmë ndaj një rivali dhe ndaj vetvetes. Ne duhet ta shprehim veten në maksimum”.

“La Liga është gara më e rëndësishme, por tani duhet të luajmë në kampionatin më atraktiv, bota do të na shikojë teksa ne po përfaqësojmë futbollin spanjoll”, ka thënë Guardiola. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment