Shpallen nominimet në “VideoFest”.


 
Kryesojnë Tuna, Argjentina, Dafina dhe Besa.
Më 16 maj, në Prishtinë do të organizohet përsëri mbrëmja gala, në të cilën do të ndahen çmimet për videoklipet më të mira, të realizuara në periudhën prej 15 maji 2010 deri në 15 maj 2011. Lista ka qenë aq e madhe, saqë organizatorët e kanë pasur shumë të vështirë të bëjnë përzgjedhjen e klipeve të cilat do të nominohen në 14 kategori, duke filluar nga best male dhe female, best video, best pop/pop-folk/hip-hop/rock/r&b/duet, best new artist e shumë çmime të tjera të cilat do të jepen, përfshirë edhe 3 çmime të cilat do i japë vetë organizatori Erolld Belegu dhe ato janë: çmimi i organizatorit, çmimi i karrierës jetësore, si dhe klipi më i klikuar në Youtube. Bordi i VideoFest-it muzikor ka vendosur që për transparencë dhe korrektësi, pergjegjësinë kryesore për përzgjedhjen e nominimeve dhe fituesve t’ia besojë një produksioni me eksperiencë botërore. Në bazë të propozimeve të zyrtarëve të lartë të MTV nga Londra, përzgjedhjen definitive të spoteve të nominuara në të gjitha kategoritë, sikurse me vonë edhe shpalljen e fituesve, do ta bëjë produksioni US3 Production nga Londra me drejtor menaxhues, Ashley Cowen. Pasi është publikuar lista e të nominuarve, ajo që binte më shumë në sy ishte paraqitja e shumëfishtë e disa këngëtareve me të njëjtin videoklip. Bëhet fjalë për Tuna Sejdiun me këngën “Pse jo”, Argjentina Ramosaj me këngën “Perfekt” , Dafina Zeqiri me këngën “Po m’pëlqen” në duet me Ledrin dhe Besa Kokëdhima me këngën “Kalorësi i natës”, të cilat kryesojnë me nga 3/4 nominime. Kënga shumë e dëgjuar e Aurela Gaçes, në duet me Dr. Flori dhe Marselin, ka vetëm një nominim në Best Duet Video, Elvana Gjata, Mc Kresha dhe Leonora Jakupi gjithashtu janë me një nominim. Në listën e gjatë të këngëtarëve mungojnë disa emra shumë të kërkuar të estradës shqiptare, përfshirë këngëtarët Nora Istrefi, Çiljeta Xhilaga, Blero, Shpat Kasapi, Genta Ismajli, Ermal Fejzullahu, Adelina dhe Zanfina Ismajli, Big Mama, Bertan Asllani, Kaltrina Selimi, Flori Mumajesi, Zajmina Vasjari. Këta këngëtarë në edicionet e kaluara kanë pasur të paktën nga një nominim, ndërkohë që kujtojmë se të gjitha që përmendëm më lart, gjatë periudhës sa është caktuar nga organizatori, i kanë realizuar të paktën nga një videoklip, këngë që kanë rezultuar dhe vazhdojnë të jenë hite.

(kosovarja.co)

No comments:

Post a Comment