Rihanna dhe Chris komunikojnë sërish


Megjithatë, kjo çështje duket sikur është ende e ndjeshme për këngëtaren, pasi kur një fans i saj e ka pyetur nëpërmjet Twitter-it për marrëdhënien e tyre ajo ka deklaruar: “Jemi në ‘Twitter’ të mallkuar, jo në altar”! Rihanna dhe ish i dashuri i saj, Chris Brown, mbajnë përsëri kontakte me njëri-tjetrin, dy vjet pasi e rrahu. Chris nuk ka ndalesë nga gjyqi që t’i afrohet ish të dashurës, dhe ka nisur të komunikojë me të, por deri tani vetëm përmes internetit në “Twitter”.
Megjithatë, kjo çështje duket sikur është ende e ndjeshme për këngëtaren, pasi kur një fans i saj e ka pyetur nëpërmjet Twitter-it për marrëdhënien e tyre ajo ka deklaruar: “Jemi në ‘Twitter’ të mallkuar, jo në altar”!

Më vonë, si duket Rihana ishte penduar për mënyrën e reagimit të saj: “Më vjen keq, nuk desha të shprehem ashtu. Por, desha që ta bëj të qartë këtë gjë”, transmeton BW.

Çifti është ndarë përfundimisht në shkurt të vitit 2009.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment