Shkodër, në pranga 23-vjeçari për kanosje

Policia e Shkodrës arrestoi të mërkurën në flagrance shtetasin Ilir Perdakaj, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen “10 Korriku”, të qytetit. Perdekaj ka kanosur për motive të dobëta, shtetasit me iniciale M. K., 23 vjeç dhe D. K., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen "10 Korriku".


Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një sasi prej 200 copë fishekë model 56 dhe një krehër automatiku pa fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment