Bin Laden u përgjua me dronë të padukshëm

Për muaj të tërë CIA ka përgjuar vilën-bunker të Osama bin Laden, në Abotabad, para se të kryente operacionin blic.


Për përgjimin janë përdorur avionë të telekomanduar shumë të sofistikuar dhe të padukshëm ndaj radarëve nëse fluturojnë në kuota të larta.

Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj “Washington Post”, që citon burime të mirëinformuara nga administrata amerikane.

Burimet sqarojnë se synimi ishte që të mblidheshin sa më shumë informacione mbi praninë e mundshme të Bin Laden në ndërtesë.

Bëhet fjalë për informacione të detajuara që satelitët spiunë nuk mund t’i sigurojnë, saktësojnë burimet.

Gjithashtu, sipër ndërtesës nuk mund të vendosej një dron i tipit “Predator” pasi pakistanezët do ta kishin parë menjëherë.

Dronët e padukshëm, saktësojnë burimet, janë ndërtuar me teknologjinë “stealth” për t’u shpëtuar radarëve dhe janë në gjendje të kryejnë përgjime nga kuota të larta.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment