Seminari i BQK-së


Me qëllim të avancimit të informacionit kreditor dhe Regjistrit të Kredive të Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në përkrahje të USAID-it kanë organizuar një seminar me përfaqësues të bankave komerciale të cilat operojnë në vend, po ashtu në seminar po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve mikrofinanciare.

Për tri ditë sa do të zgjasë ky seminar synohet të përmirësohet raportimi i të dhënave kreditore dhe ngritjes së vetëdijes për të drejtat e huamarrësve.

Po ashtu, prite të hartohet një plan i veprimit që do ti ndihmoj palëve të përfshira në këtë fushë të avancojnë regjistrin e kredive./Telegrafi/

No comments:

Post a Comment