Schwarzenegger shtyn projektet në kinema.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ka shtyrë të gjitha projektet e tij kinematografike.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e aktorit, e cila ka sqaruar se 63-vjecari aktualisht do të përqendrohet në cështje personale.
Schwarzenegger pranoi së fundmi atësinë e një djali të lindur para 10 vjetësh nga lidhja me nje nga shërbyeset e stafit të tij.
Kjo ishte edhe arsyeja përse ish-ylli i “Terminator” dhe bashkëshortja e tij Maria Shriver njoftuan disa ditë më parë divorcin pas 25 vjetësh martesë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment