Berisha: Basha mbi 70 vota para, qytetarët të presin rezultatin final.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Berisha theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë testi dhe prova e funksionimit të këtij shteti dhe institucioneve te tij.

"Me durim dhe besim të plotë në shtetin ligjor, i bëj thirrje qytetarëve të ndjekin rezultatin përfundimtar të garës për Tiranën. Zgjedhjet në Shqipëri si në çdo vend të lirë, janë nga alfa tek omega çështje të shtetit ligjor.


Ndërkohë, Berisha komentoi numërimin e deritanishëm të KQZ-së duke vënë në dukje avantazhin e Bashës ndaj kreut socialist Edi Rama.


"Deri tani Zoti Basha rezulton të jetë mbi 70 vota. I them qytetarëve që të presin rezultatin final pasi kjo është në të mirë të tyre.", u shpreh Berisha.


Në përfundim të deklaratës së tij, Berisha nuk ka pranuar ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment