Ristani: Rezultati, pas verifikimit të tabelave

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se rezultati paraprak për Tiranën do të shpallet pasi të jenë dorëzuar në KQZ të gjitha tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve.
Duke iu përgjigjur interesit të madh të gazetarëve, Ristani tha brenda 48 orëve do të ketë një rezultat. Ai tha se në KQZ kanë mbërritur një pjesë e tabelave përmbledhëse, ndërsa shtoi se afati prej 48 orësh fillon në momentin që në KQZ mbërrin edhe tabela e fundit përmbledhëse.

Ristani u tha gazetarëve se procesi i dorëzimit të këtyre tabelave përmbledhëse pritet të mbarojë sot.

Ka nisur rreth ores 10:00 mbledhja e sotme e KQZ-se, ku pritet te kete debate te forta. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatin pas verifikimit të shifrave të procesverbaleve për 11 minibashkitë e kryeqytetit.


Përfaqësuesi i Partisë Socialiste i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të përfundojë me hedhjen e të dhënave dhe shumatoreve për Tiranën, duke kërkuar që këto të dhëna tu shpërndahen palëve në mënyrë që kjo të mos bëhet në momentin e fundit para diskutimit.

Në përgjigje të kësaj, kreu i KQZ-së, tha se ka një deklarim të zyrës së shtypit të KQZ-së që një ditë më parë. Do mblidhen rezultatet e të gjitha procesverbaleve te minibashkive, tha ai, dhe më pas do të ketë një publikim të rezultateve.

Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve po vazhdon me rendin e ditës, ku po shqyrtohen kërkesat e subjekteve te ndryshme partiake

Të shtunën u krijua një situatë e pazakontë pas përfundimit të numërimit, ku PS-ja dhe PD-ja festonin fitoren e tyre ne Tiranë. Kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama shpalli fitoren e tij të katërt, me një diferencë prej 10 votash kundrejt rivalit të “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha, i cili tha se do të presë certifikimin e rezultatit nga KQZ-ja.

Tirana, KQZ: Rezultati paraprak, i pakuptimtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cileson rezutatin paraprak te pakuptimte dhe garanton se do te dilet me perfundimin zyrtar, pasi te verifikohet cdo procesverbal e te behen te gjitha llogarite.

Ne nje konference per mediat, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pranuar se eshte e pakuptimte të flitet për një rezultat paraprak, duke parë edhe ngushtësinë e diferencës së votave për Tiranën.

Sipas tij, gabimi njerëzor është i pashmangshëm, ndersa përfundimet do te shpallen në bazë të kodit zgjedhor.

“Rezultati paraprak konsiderohet i pakutimtë. Është e kuptueshme që mund të ketë gabime njerëzore gjatë mbledhjes së të dhënave dhe në këtë mënyrë kjo është e justifikueshme. KQZ do të fillojë menjëherë verifikimin e proçes-verbaleve dhe do të shpallë rezultatin e saktë”, tha zëdhënësi i KQZ-se.

Mbledhja e KQZ per analizimin e te dhenave nga 11 njesite bashkiake te Tiranes, e mandej per te dhene nje rezultat zyrtar eshte lene paraprakisht per paraditen e se dieles.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment