Kur bie fjala për makinat, Shqipëria është më e pasura në botë

Një nga blog-et më të njohura për makinat, Best Selling Cars Around The Globe, në një shkrim të saj flet për makinat në Shqipëri. Shkrimi titullohet “Shqipëria, vendi më i pasur në botë?” dhe i referohet modeleve të makinave luksoze që qarkullojnë në Shqipëri.

Sipas blog-ut, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë për shitjen e makinave. Gazetari ka mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër tregun. “Një në tre makina është Mercedes i dorës së dytë, çka e bën këtë vend me përqendrimin më të madh të makinave Mercedes në botë,” shkruan gazetari.

Por, kur bie fjala tek makinat e reja, që nuk janë të shumta, atëherë në Shqipëri sheh makina që nuk ta merr mendja si Range Rover, BMW X5, Mercedes ML, Porsche Cayenne etj. Gazetari thotë se konkluzionet t’i japin vetë lexuesit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment