Rihanna në "ditëlindjen" e Shakhtar Donetsk

Rihanna në "ditëlindjen" e Shakhtar Donetsk
Rihanna ishte ylli i vërtetë i Shakhtar Donetsk në festën e 75-vjetorit të themelimit të ekipit ukrainas të futbollit.
Këngëtarja e famshme performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme si What’s My Name dhe Rude Boy.
Stadiumi me kapacitet prej 51 mijë vendesh i ekipit ukrainas që arriti çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në këtë sezon, ishte mbushur me plot për spektaklin që u zhvillua të shtunën në mbrëmje.
Në këtë përvjetor ishte e pranishme edhe aktorja ukrainase, Mila Jovovich.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment