Real nxjerr Cristiano Ronaldo-n në merkato

 
E papritur në Madrid! Pas zënkës së radhës me Jose Mourinho-n, Real ka vendosur të nxjerrë në merkato yllin Cristiano Ronaldo.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi portugez i është ofruar Manchester City-t për një shifër rekord prej 170 milionë eurosh.

Gjithashtu, përvec kostos astronomike, Ronaldo mësohet se ka kërkuar edhe një rrogë të majme, prej 17 milionë eurosh në vit.

Por nga ana e City-t ka ardhur përgënjeshtrimi për interesimin e blerjes së 26-vjecarit, që ka luajtur në Angli në radhët e Manchester United nga viti 2003 në 2009.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment