Rama: Fitorja në Tiranë, e qartë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se zgjedhjet lokale të vitit 2011 ishin më të shëmtuarat në realitetin e njerëzve të zakonshëm.Kreu socialist, njëherazi kandidat i Aleancës për të Ardhmen për bashkinë e Tiranës, ne daljen e tij te pare publike pas mbylljes se kutive te votimit, theksoi se zgjedhjet do të marrin vlerësimin përfundimtar kur të vuloset rezultati. Sipas tij, deri më tani janë dhënë shembuj dhe prova spektakolare të një mospërputhjeje me standardet ndërkombëtare.

"Këto ishin zgjedhjet më të mira në ekran, por ishin më të shëmtuarat në realitetin e njerëzve të zakonshëm. Presionet, kërcënime dhe përpjekje të gjithanshme për të ushtruar trysninë e shtetit mbi shqiptarët që nuk ia kishin borxh kryeministrit ", tha Rama.

Sipas tij ka patur probleme duke nisur që nga votimi i të dënuarve në mes të qytetit, duke dëshmuar një turp për procesin zgjedhor.

"Problemet nuk e cënojnë por e bëjnë më të cmuar fitoren. Fitorja në Tiranë është e qartë, por tani ne presim që të dëgjojmë fitoren edhe në gjithë vendin", tha Rama.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment