PS thotë se fitoi Rama

Exit-Poll’et e para vetëm sa kanë mjegulluar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e zhvilluar sot për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. Partia Socialiste publikoi shifrat e rezultatit të një exit pol’i të kryer në Kryeqytet.

Pas pyetjes së 15 mijë votuesve rezultoi se preferenca për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama është në masën 53 përqind, për kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha 42 përqind dhe per kandidatin e tretë Hysni Milloshi, 1 përqind.

Sipas Besnik Dervishit të PS’së, asnjë prej intervistuesve nuk është prezantuar si përfaqësues të kësaj force politike për të mos ndikuar në përgjigjen e votuesve.

Marzhi i gabimit në këtë sondazh është 2.5 përqind.

Ndërkaq, Instituti “Gani Bobi”, i kontraktuar nga TV Klan, ka dhënë rezultatet e exit-poll’it, të kryera në Tiranë më 5.000 respodentë.

Shkëlzen Maliqi, nga “Gani Bobi”, tha se rreth 30 përqind e njerëzve të kontaktuar nga anketuesit kanë refuzuar të përgjigjen, megjithëse anketuesit ishin paraqitur si të pavarur dhe pa treguar për kompaninë për të cilën punojnë.

“4.027 respodentë janë përgjigjur dhe mbi bazën e tyre e kemi realizuar sondazhin”, tha Maliqi.

“Fakti që 30 përqind e respodentëve nuk janë përgjigjur mund të na devijojë rezultatin. Prandaj gabimi është shumë i madh, deri në 10 përqind. Ta kemi të qartë, ky është thjeshtë një parashikim”, ka pohuar ai.

Sido që të jetë, sipas “Gani Bobit”, Lulzim Basha i PD’së ka fituar më 58.4 përqind, Edi Rama i PS’së ka marrë 39.8 dhe Hysni Miloshi i Partisë Komuniste 0.4 përqind.

“Terorikisht mund të përmbyset ky rezultat, për shkak të numrit të madh të respodentëve të cilët kanë refuzuar që të përgjigjen”, ka thënë Shkëlzen Maliqi.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment