Kosovë, raporti mbi lirinë e shprehjes

Pak metra larg objektit të qeverisë së Kosovës, në një kafiteri, gazetarët kosovarë në ditën botërore të lirisë së shtypit janë mbledhur për të shprehur shqetësimet lidhur me lirinë e shprehjes në Kosovë.
Asociacioni i gazetarëve profesionistë publikoi një raport i cili konstaton se pikërisht qeveria është institucioni që cënon më së shumti lirinë e shprehjes në Kosovë.

Hulumtimi është realizuar me metodën e anketimit të cilës i janë përgjigjur 101 gazetarë.

Sipas raportit përfundimtar, partitë politike renditen të dytat për ndërhyrje në punën e gazetarëve, ndërkaq që vendin e tretë e zënë gjykatat.

Edhe këshilli i mediave të shkruara e ka kritikuar qeverinë për cënimin e lirisë së shtypit në Kosovë.

Një organizatë tjetër, Unioni i Gazetarëve të Kosovës po kështu ka konstatuar se liria e shprehjes në Kosovë po shkon drejt përkeqësimit.

“Freedom House” në raportin më të ri e ka vlerësuar lirinë e shtypit si pjesërisht të lirë, me notën 51.

Në shenjë proteste ndaj kësaj situate, Radio Urban FM në Prishtinë ka organizuar një koncert në të cilin do të përformojnë grupe të ndryshme muzikore.

No comments:

Post a Comment