PS fitoi qendrat urbane në vitin 2009, PD në zonat rurale

Eduard Zaloshnja më ka dërguar një tabelë me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Në këtë tabelë (shih më poshtë) përmblidhen votat për dy koalicionet kryesore të 2009-es në 20 qytetet më të mëdha të vendit (12 kryeqendrat e qarqeve + 8 të tjerë). Koalicioni i udhëhequr nga Ilir Meta (nuk ishte lidhur ende me Berishën në atë kohë) dhe koalicioni “Poli i Lirisë” (ai me Meksin, Shehin, Ndokën, etj) nuk janë përfshirë në tabelë. Siç duket qartë nga tabela, avantazhi që kishte koalicioni Rama në këta 20 qytete të marrë së bashku (rreth 18,400 vota) u përmbyt nga avantazhi që kishte koalicioni Berisha në pjesën tjetër të vendit (rreth 42,400 vota). Si rezultat, zgjedhjet u mbyllën me një avantazh prej rreth rreth 24,000 vota në rang vendi për koalicionin Berisha. Duhet nënvizuar fakti, megjithatë, që këto rezultate janë për zgjedhjet parlamentare të dy viteve më parë, ndërsa zgjedhjet e së dielës së ardhshme janë lokale dhe në një kontekst tjetër politik.

QytetiKoalicioni BerishaKoalicioni RamaDiferenca Berisha-Rama
Tirane106,438121,317-14,879
Durres30,45627,5482,908
Elbasan21,50220,987515
Vlore16,61722,930-6,313
Shkoder25,60312,21813,385
Korce13,87717,197-3,320
Fier11,57417,576-6,002
Berat8,68111,174-2,493
Gjirokaster4,2208,160-3,940
Kukes5,4113,3302,081
Lezhe4,2313,914317
Peshkopi3,8292,851978
Lushnje8,46810,798-2,330
Pogradec5,5017,626-2,125
Sarande3,9806,626-2,646
Kavaje7,4812,5174,964
Lac5,0293,8221,207
Kucove2,9265,747-2,821
Burrel3,7292,6921,037
Kruje3,7242,6751,049
Total qytetet me te medha293,277311,705-18,428
Total zonat rurale419,468377,04342,425
Gjithsej Shqiperia712,745.00688,748.0023,997.00
http://www.gazetatema.net/web/?p=20516

No comments:

Post a Comment