Hitet muzikore dëshmi se narcizmi është në rritje

KENTUCKY- Në mitologjinë greke Narcisi ishte një djalosh shumë i bukur, i cili nuk ka dashur askënd tjetër përvec vetes. Kohën e ka humbur duke shikuar reflektimin e vet në ujë, tërësisht i magjepsur duke mos ditur që është duke shikuar veten e tij. Për për shkak të egoizmit të tij, perënditë e ndëshkuan dhe e shndërruan në lule.
Sipas rezultateve të studimeve të shumta moderne, narcizmi apo egoizmi është në rritje, sidomos mes të rinjve.


Dëshmia e parë vjen në formë të hulumtimit të psikologut Keith Campbell nga Universiteti Georgia dhe Jean Tëenge nga Universiteti Shtetëror San Diego.

Duke punuar në librin "The Narcissism Epidemic", Campbell dhe Tëenge kanë analizuar të dhënat e grumbulluara gjatë dekadave të fundit brenda Narcissism Personality Inventory, të marra përmes pyetësorit klasik nga anketat psikologjike në të cilin subjektet duhej të zgjidhin një nga opsionet – “përpiqem të lëvdohem sa më pak” dhe “zakonisht lëvdohem sa herë që kam mundësi për këtë”.

Është provuar që narcizmi ndër të rinjtë është në rritje drastike, duke filluar nga vitet 1980 deri në ditët e sotme. Nathan DeWall, psikolog nga Universiteti Kentucky, ka arritur në konkluzionin e njëjtë por në mënyrë tjetër. Ai bashkë me kolegët e tij studiues ka analizuar tekstet e hiteve më të popullarizuara muzikore nga viti 1980 deri në vitin 2007 në listat e Billboardit, Hot 100. Me analizë statistikore kanë dëshmuar ekzistimin e trendit të rritjes së narcizmit më së shumti me përdorimin e fjalëve “unë” dhe “mua” (ngadalë duke i zëvendësuar me fjalët “ne” dhe “neve”). Si shembull përmendet një varg i një kënge të Justin Timberlake nga viti 2006, në të cilën ai krenohet me fundshpinënë e tij, dhe pastaj hiti i Beyonce-s së famshme në vitin 2005, ku ajo flet qartë se si “të gjithë e shikojnë me entuziazëm”.

Paralelisht me rritjen e narcizmit vërehet edhe trendi i shprehjes së armiqësisë dhe zemërimit, si dhe largimit nga lumturia dhe kënaqësia. Narcizmi dhe mostoleranca hasen në shumë studime, ndërsa analiza e hiteve e DeËalle e publikuar në revistën Psychology of Aesthetics, Creativity and the Arts, tregon të njëjtën gjë. “Nga tekstet në fillim të 80-tave, dashuria ishte e lehtë dhe pozitive dhe kryesisht në mes dy njerëzve”. Ndërkohë që këngët e reja vitet e fundit janë mbi atë çka dëshiron një individ, dhe se si ai është i dëshpëruar ose se si dikush i ka bërë keq.

Është interesante, në këngën e grupit rock alternativ amerikan Weezer “I'm the Greatest Man That Ever Lived", këngëtari Rivers Cuomo këndon, “Unë jam më i keqi në këtë vend, do të bëj rrëmujë në fytyrën tënde.” A e dini se ku është ironia? Ajo këngë është ripërpunuar dhe pjesërisht transkript i një kënge të vjetër të krishterë për dashurinë dhe përulësinë.

No comments:

Post a Comment