OSBE: 8 Maji, ditë feste

Ambasadori i OSBE-së, pas një takimi me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi se OSBE pret në 8 maj diten më të mirë të zgjedhjeve që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri.


“Ne presim nje dite te qete festimi te demokracise, presim qe qytetaret te kene akses te lire ne qendrat e votimit, te dalin te votojne ate dite, te kontribuojne nepermjet kesaj detyre qytetare, duke hedhur voten e tyre dhe duke patur besim tek sistemi. Policia eshte pergatitur me se miri, per te asistuar sa here te jete e nevojshme, duke krijuar mjedis paqesor”, tha ambasadori.

I pyetur ne lidhje me akuzat e bera nga opozita kundrejt policise, ambasadori Eugen Wollfarth, u shpreh se policia i sherben te gjithe qytetareve.

“E rendesishme eshte qe qytetaret te mos e braktisin sjelljen paqesore qe kane patur deri me tani. Eshte e rendesishme te mos ndjehen te kercenuar. Eshte interesante qe uniforma e policise permban shirita edhe te kuq edhe blu, pasi policia i sherben te qytetareve te te gjitha ngjyrave. Ne nuk presim akte kriminale diten e zgjedhjeve dhe aq me pak nga policia qe eshte trajnuar per te sherbyer me se mire ne keto zgjedhje”, tha ambadori.

Ndersa Ministri i Brendshëm deklaroi se OSBE ka nje kontribut ne keto zgjedhje dhe ka dhene siguri per ambient te qete per te votuar.

No comments:

Post a Comment