Ish-presidentët, apel politikës: Shmangni incidentet në 8 Maj

Ish-presidentët, apel politikës: Shmangni incidentet në 8 MajTIRANË- Dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani u kanë bërë apel forcave politike që më 8 Maj të zhvillojnë një proces zgjedhor sipas standarteve ndërkombëtare. Në tryezë ne organizuar nga forumi civil ata kanë shprehur shqetësim për klimën e tensionuar të fushatës dhe incidentet që kanë shoqëruar atë.


“Të shqetësuar nga klima e përgjithshme e tensionit në prag të zgjedhjeve të 8 Majit, të bindur se zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe paqësore të jetë një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ne anëtarët e forumit si qytetarë, intelektualë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit u bëjmë thirrje udhëheqësve të koalicioneve garuese në zgjedhje që tu kërkojnë me forcë militantëve të tytre përkatës që të mos shkaktojnë incidente dhe bllokime të votimit apo numërimit të votave

Ish-presidenti Moisiu kërkoi nga qytetarët që të shkojnë në votime paqësisht. Ai u ka bërë apel edhe komisionerëve që ti përmbahen në mënyrë strikte kodit zgjedhor ndërsa vëzhguesve vendorë që të raportojnë në kohë reale parregjullsitë dhe incidentet e ndodhura në qendrat e votimit.

http://www.balkanweb.com/index.php

No comments:

Post a Comment