Ina Rama: Organi i akuzës ti përgjigjet incidenteve elektorale

Ina Rama: Organi  i akuzës ti përgjigjet  incidenteve elektoraleTIRANË- Në kuadër të mbarëvajtjes dhe të përballimit të situatës zgjedhore në vend kryeprokurorja Ina Rama ka realizuar një takim me prokurorët e rretheve.


Në qendër të këtij takimi ishin masat organizative që duhet të merren nga prokuroria si dhe detyrave që i dalin asaj në përballimin e situatës zgjedhore të 8 majit.

Duke shprehur shqetësimin e saj në lidhje me incidentet e fundit elektorale prokurorja Rama u shpreh se është detyra e organit të akuzës që të sigurojë zgjedhje standarte në vend.

“Prokuroria Shqiptare, si një institucion i pavarur, duhet të kryejë me paanësi detyrën e saj kushtetuese. Në të gjitha rastet e shkeljes së ligjit në nivelin e një vepre penale, të kryera qoftë nga zgjedhësit,apo nga anëtarë të organeve që janë të ngarkuara nga ligji me kryerjen e procesit zgjedhor, duhet të garantojë se do të bëjë proces hetimor professional, të paanshëm dhe larg çdo ndikimi politik”,- u shpreh kryeprokurorja Rama.


http://www.balkanweb.com

No comments:

Post a Comment