Shtohen të punesuarit në shtet

Top Channel zotëron dokumenta zyrtare që provojnë për fluks emërimesh gjatë muajit të fundit në disa agjenci dhe kompani publike, kryesisht në varësi të Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas dokumentave vetëm në ditët e fundit të marsit dhe gjatë muajit prill, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Gjergji Thomai ka firmosur emërimin e dhjetëra punonjësve të rinj duke zgjeruar stafin e institucionit që ai drejton me mbi 23 për qind. Drejtuesit e kesaj agjensie thonë se struktura e re është miratuar nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni dhe Ministria e Ekonomisë, ndaj janë plotësisht në përputhje me ligjin.

Sipas tyre emërimet e reja kanë qenë të nevojshme për të përmbushur detyrat që i ngarkon këtij institucioni ligji i ri minerar, edhe pse ky i fundit është miratuar që në maj të vitit 2010, ndërsa emërimet janë bërë në në mesin e muajit prill, dy javë para zgjedhjeve.

Por kjo agjensi nuk është institucioni i vetëm publik ku ka ka rritje të numrit të punonjësve. Edhe në kompaninë Albpetrol mësohet të ketë patur fluks emërimesh gjatë dy muajve të fundit. Albpetrol është një nga kompanitë publike historikisht të keqmenaxhuara mes të tjerave e shfrytëzuar shpesh edhe për qëllime elektorale.

Sinjalet për fryrje të shpenzimeve publike për paga vijnë edhe nga të dhënat zyrtare. Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet e buxhetit për rroga ishin në tre muajt e parë të vitit rreth 25 për qind më të larta se e njëjta periudhë e një viti më. Kjo që nuk mund të justifikohet as nga rritja e pagave që në rastin më të mirë nuk ka qenë më e lartë se 10 për qind në vit. Shpesh sa herë që vendi hyn në zgjedhje shpenzimet për paga rriten në kurriz të taksapaguesve dhe parimi i administratës së vogël dhe qeverisë në dietë lëkunden.

No comments:

Post a Comment