Myslimanët konsiderojnë dhunim të Islamit varrosjen e Bin Ladenit në det

Sipas CNN kufoma e kreut të Al Kaedes, Osama bin Laden është varrosur në detë. Gjithashtu transmeton se kufoma është trajtuar në përputhje me traditën islamike. Nuk ka të dhëna të tjera dhe as detaje rreth varrosjes se Bin Laden-it, perveç të asaj qe citon CNN.

Nderkaq mediat e huaja transmetojnë se kufoma u varros në det pasi asnjë vend nuk mund ta merrte persiper.

Pas kësaj ka patur reagime nga myslimanët.

“Kjo lloj varrosje është një dhunim i rëndë i Islamit”, thotë Mahmoud Ashour, profesor i Akademisë së Kërkimeve Islamike në al Azhar, qëndra më e madhe kërkimore sunite në Kajro.

“Zgjedhja e amerikanëve për të varrosur kufomën e Bin Ladenit në det është në kundërshtim me principet e islamizmit. Varrosja e të vdekurit në det bëhet vetëm nëse mjeti më të cilin lundron është shumë larg brigjeve dhe kufoma rrezikon të dekompozohet”, thotë Abdel Mouti al-Bayoumi, nga grupi i kërkuesve në të njëjtën akademi.

Bin Laden mbeti i vrarë me një plumb në kokë, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij ai ka bërë rezistencë, pas të cilës forcat amerikane janë pergjigjur me zjarr.

No comments:

Post a Comment