Njeriu që ka zgjedhur të jetojë pa para

Në këto kohë krize ekonomike, të gjithë mendojnë që të kursejnë ca para. Por, historia e Mark Boyle na tregon se ndonjëherë nuk ka se çfarë të duhen paratë. Që prej vitit 2008, ai jeton pa pasur nevojë për asnjë cent. 31-vjeçari me origjinë nga Irlanda e Veriut jeton në një si tip kasolleje në angli dhe jeton me ato që mbjell në kopshtin e tij. Kur nuk i mjaftojnë ato që mbjell, ndonjëherë përdor edhe ushqimet që mbeten nga restorante të ndryshme. Ai ka vendosur që të heqë dorë nga çdo gjë moderne, për shkak se dëshiron që të jetojë si një njeri i natyrës. I vetmi mjet modern që ai përdor është një telefon celular për të komunikuar me miqtë dhe familjarët, si dhe një notebook të vogël. Për letër higjenike përdor fletët e gazetave, ndërsa për të pasur dhëmbë të shëndetshëm përdor disa bimë. Ai lëviz vetëm me një biçikletë të improvizuar. Siç dhe ka rrëfyer vetë, ideja për të jetuar pa para i lindi në vitin 2008 kur ishte në pub bashkë me një shok. “Siguria e njerëzve nuk janë paratë, puna apo titujt, siguria është marrëdhënia me të tjerët”, është shprehur 31-vjeçari.

No comments:

Post a Comment