Policia padit deputetët Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe

Policia e Tiranës ka paditur gjatë ditës së sotme në prokurori, deputetët e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe. Sipas policisë, këta të fundit kanë bërë thirrje për akte dhune, ndaj dhe janë paditur.

“Ditën e sotme, Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruar, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputet të Subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë.

Referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj shtetasve të sipër cituar, do të kalojë për konsumim të veprës penale të “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”, vepër penale e cila parashikohet nga neni 223 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment